Kuvendi i Berishes shkarkon Lulzim Bashën, Gaz Bardhin dhe tre nënkryetarët e PD
Delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.
Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisës.
Po kështu është miratuar edhe shkarkimi i Lulzim Bashës, vendim i cili do të kalojë edhe me votim të fshehtë.