1 Qershori, festa e fëmijëve, në Sarandë organizojnë disa aktivitete në shëtitore

Në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, u organizuan aktivitete të ndryshme festive nga shkollat e Sarandës.

Mënyrat e të festuarit ishin të ndryshme ku një pjesë zgjodhën ambjentet e brendshme të kopshteve e shkollave, një pjesë tjetër festuan jashtë.

Në shëtitoren e Sarandës siç shihet në videon e Sarandanews.com janë organizuar disa aktivitete zbavitëse për fëmijët të cilët e kanë shijuar këtë ditë të tyre.