Kujdesje për të sjellë pastërti në hyrjen e Sarandës

Dita e djeshme ka qenë ajo e vendosjes së pastërtisë në rrugën hyrëse të Sarandës.

Janë disa orë punë e njësisë mbështetëse të Bashkisë për “krehjen” e këtij segmenti hyrës nga Ura e Gajdarit deri në Metoq.

Shpërndarja e skuadrës së punëtorëve në tërë këtë hapësirë, ka bërë që mbetjet dhe hedhjet e vjetra të pastrohen.

“Vazhdojmë me pastrimin përgjatë rrugës hyrëse në qytet”, shkruan shkurtimisht kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/