“Ina Zhupa ishte armatosur me kallashnikov”, Basha ironi për denoncimin e Berishës

Me ironi i ka përcjellë kreu i PD Lulzim Basha deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha i cili nga selia blu bashkë me kreun e FRPD në detyrë Belind Këlliçi morën në telefon policinë duke denoncuar se  mbështetësit e tyre ishin kërcënuar me armë.

Kryedemokrati me ironi tha se “Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin me kallashnikov, kurse Flutura Açka ishte me pistoletë me silenciator”.

Kjo përgjigje e Bashës shkaktoi të qeshura gjatë konferencës me gazetarët.

“Po ka njerëz me armë. Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin të armatosura me kallashnikov, Endri Hasa u kap në flagrancë në praninë e një murtaje. Flutura Açka kishte marrë me vete një pistoletë me silenciator”, tha Basha me ironi.