Greqia me masa të reja për pajisjen e emigrantëve me leje qëndrimi, ja vendimet

Qeveria greke ka ndërmarrë disa masa rregulluese të procedurave të pajisjes së emigrantëve me leje qëndrimi në vend.

Njoftimin e bëri pak minuta më parë ministria e brendshme,e cila sqaroi se ka dërguar qarkoret sqaruese për të gjitha zyrat e decentralizuara të vendit.

Vendimi i qeverisë greke parashikon: 1- shtyrjen e lejeve të qëndrimit deri në 31 mars 2022 për të gjitha lejet e qëndrimit që skadonin para kësaj date.

2- mundësia e aplikimit për rinovim të lejes, pa dalë leja e vjetër.
Vendimi i ri rregullon problemet e së shkuarës, pasi ka pas mijëra raste që emigrantit i skadonte leja e qëndrimit, pa e marrë fare pasi zyrat e decentralizuara të prefekturave nuk arrinin ti shpërndanin në kohë ato.

3- Njihet nga të gjitha institucionet shtetërore dhe private,”vërtetimi blu” ,ose i quajtur ndryshe rinovimi online.

Me këtë vërtetim,tashmë mundësohet kalimi lirisht në pikat kufitare mes dy vendeve.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë greke,eksperti i çështjeve migratore Fatos Malaj thotë se ndërhyrjet në legjislacion janë bërë për të zgjidhur disa vështirësi praktike për aplikimin ose marrjen e lejes që qëndrimit.

Ai sqaron se në bashkëpunim me ministrinë e brendshme,po punohet edhe për një sërë ndryshimesh në drejtim të lehtësimit ose sqarimit të procedurave burokratike të dhënies së shtetësisë greke,siç janë heqja e provimit të dytë pasi aplikanti ka kaluar më parë testin,heqja e pengesave për të ardhurat e viteve të kaluara për ata që kaluan provimin e testit elektronik si dhe thjeshtësimin e pyetësorit,për të cilin ekspertët thonë se është një ndër provimet më të vështira në Europë.