FOTOT/ Delvinë, ndizen dritat e pëmës simbolike të festave të fundvitit    

Bashkia e Delvinës ka vendosur sot pemën e vitit të ri duke i dhënë një pamje tjetër qytetit.

Të pranishën kanë qenë fëmijë të shumtë që i janë gëzuar kësaj dite dhe kryebashkiakja Majlinda Qilimi e cila përmes një postimi shkruan:

“Gezuar Vitin e Ri 2022!

Delvina i ndezi dritat e pemës në një atmosferë të ngrohtë e festive,mes zërave fëminorë,mes çiltërsisë dhe buzëqeshjes së dëlirë të vogëlushëve që mbeten kurdoherë kryefjala e festave.

Uroj me zemër për çdokënd një vit të mbarë,plot shëndet e lumturi!
Gëzuar!”, shkruan Majlinda Qilimi. /Sarandanews.com/