E trishtë: Ndahet nga jeta poeti i njohur gjirokastrit Arben Duka

Poeti dhe publicisti i njohur Arben Duka është ndarë nga jeta sot në mëngjes.

Lajmin e trishtë e konfirmoi për DITA, bashkëshortja e Arbenit, Pranvera.

Kolegu ynë pësoi mbrëmë një atak kardiak, ndërkohë që po vuante prej disa kohësh nga probleme në mushkëri dhe një infeksion.

Pas një nate të vështirë në spital, nuk mundi t’ia dilte.

Shumë i dashur për lexuesit, Arben Duka do mbetet përherë në kujtesën tonë si poeti antikonformist i satirës politike por edhe i lirikës dhe dashurisë.

Një ceremoni e organizuar nga Bashkia do mbahet nesër nga ora 10.00 deri në 12.00 në ambjentet e Muzeut në Tiranë. Më pas do bëhet përcjellja e të ndjerit për në banesën e fundit.