Delvina e varfër për Vitin e Ri, qytetarët: Do ta festojmë me kofsha pule dhe fasule, mishi i shtrenjtë

Në Delvinë për shumë qytetarët tryeza e vitit të ri do të jetë e varfër. Qytetarët shprehen se për shkak të pamundësive ekonomike do të detyrohen të festojnë me ato që konsumojnë përditë.

Në qytetin e vogël të Delvinës atmosfera e festave nuk ndihet kërkund.

Rrugët janë thuajse bosh. Në markete e tregje blerësit janë të paktë.

Qytetarët, pjesa më e madhe pensionist e të tjerë me paga shumë të ulta thonë se tryezën e fundvitit do ta kenë të varfër.

“Mora tre kofsha pule, dhe një bukë. “

Mishin, gjelin e detit nuk e blejnë dot për shkak të çmimit të lartë, ndaj detyrohen të festojnë më ato që konsumojnë përditë.

“Kam shitur por jo si vitet e tjera, shumë pak. 150 mijë lekë të vjetra, ça të bëjë unë me ata. Marrin ndonjë pulë.”

Për disa janë kujdesur fëmijët.

“E kam një djalë që është shofer që punon me autobus dhe na ka marrë xhel deti.”

Të tjerë e kalojnë ndërrimin e viteve në vetmi, pa fëmijët që janë larguar për mundësi më të mira jetese.

“Pa njeri, fukara jam, pa njeri jam.”

Për shkak të pamundësive ekonomike qytetarët e Delvinës janë të detyruar që ndërrimin e moteve ta festojnë në varfëri me shpresën se viti i ardhshëm do i gjejë më mirë ekonomikisht.