Mario Gurma i jep fitoren dhe vendin e parë Butrintit

Butrinti ka vijuar serinë e fitoreve edhe në takimin e sotëm në transferte.

Sarandiotët fituan në transfertë kundër Memaliajt me rezultatin 0-1, duke marrë një tjetër tre pikësh të artë.

Njeriu i fitores ishte i përhershmi Mario Gurma që realizoi në minutën e 50-të të takimit.

Me këtë fitore Butrinti merr vendin e parë me 37-të pikë të grumbulluara. /Sarandanews.com/