COVID19/ Ja sa raste të reja u rregjistruan në Sarandë, Delvinë e Konispol në 24 orët e fundit

Dy persona humbën jetën nga COVID këtë të shtunë në vendin tonë, një qytetar nga Kruja 66 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 79 vjeç.

321 qytetarë janë infektuar në 24 orët e fundit nga 3,435 testime. 132 janë në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Fier, Vlorë, 12 në Gjirokastër, 10 në Kavajë, 9 në Shkodër, Sarandë, Berat, 8 në Kamëz, 7 në Lushnje, Mallakastër, 6 në Kukës, Korçë, 5 në Dibër, Patos, Përmet, Elbasan, 4 në Tropojë, Lezhë, 3 në Vau i Dejës, Memaliaj, Peqin, 2 në Has, Kurbin, Krujë, Divjakë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, Poliçan, 1 në Malës e Madhe, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Libohovë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Gramsh, Librazhd.

Janë 5,220 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i epidemisë.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Statistika (25 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          321

Të shëruar në 24 orë       300

Të shtruar në spitale       122

Humbje jete në 24 orë    2

Testime ditore                 3,435

Testime totale              1,459,507

Raste pozitive                207,542

Raste të shëruara          199,133

Raste Aktive                      5,220

Humbje jete                      3,189

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,495

Fier                 590

Durrës             387

Shkodër          345

Elbasan           316

Vlorë                252

Gjirokastër     210

Berat               229

Lezhë              139

Korçë               107

Kukës               81

Dibër                69