Alket Hyseni uron Gramoz Ruçin për ditëlindje: Rrofsh sa malet e Labërisë
Ish deputeti i Sarandës Alket Hyseni, ka uruar me rastin e ditëlindjes një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçin.
Ditën e sotme Gramoz Ruçi feston 70- vjetorin e lindjes.
“Edhe 100 Gramoz Ruçi !
Fjalët s’ta përshkruajnë dot lartësinë e figurës.
Një burrë i rrallë e i mençur i maleve tona krenare, një mik i cmuar , socialisti ikonë e kolonë parimesh, politikani që jap leksione e krijon standarte edhe kur largohet nga politika.
Rrofsh sa malet e Labërisë!”, shkruan Alket Hyseni. /Sarandanews.com/