Kreu i PD Tepelenë: 70% e degës janë me Lulzim Bashën

Ndërsa afron Kuvendi i 11 dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha, në rrethe po bëhen përgatitjet e fundit në bazën e PD-së.

Ladi Bana, kreu i PD-së së degës Tepelenë, është pro Kuvendit të thirrur nga Basha më 18 dhjetor.

Në studion e MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, ai tha se 70% e anëtarësisë së degës që ai drejton ka të njëjtin mendim me të.

“Ju bëj thirrje që të gjithë të bashkohen në Kuvendin Kombëtar të PD. Pavarësisht se dalin më media e flasin për shumicë të cilësuar, nuk është kështu.

70 % janë pro datës 18 dhjetor. Disa prej delegatëve që thonë për datën 11 janë jashtë shtetit. Tritan Shehu na ka kontaktuar, por unë duhet të respektoj para së gjithash Partinë Demokratike”, u shpreh ai.