Zbulohet tjetër vjedhje votash në Konispol nga komisioneri Arjan Halili

Zbulohet tjeter vjedhje votash ne Konispol. Ne kutine ku dyshohet se Arjan Halili, komisioner i Partise Demokratike, i shtoi 10 vota kandidates Ina Zhupa duke ia marre kandidatit Jolio Dine dhe vete subjektit, eshte zbuluar nje tjeter vjedhje.

Konkretisht numeruesit e Partise Demokratike kane arritur te vjedhin edhe nje tjeter vote, duke shtuar rezultatin tashme te vete subjektit politik Partia Demokratike.

Ne tabelen finale ne 25 prill, ne kutine 4706 PD rezultoi me 260 vota, ndersa ne realitet ka pasur 259.

Kjo eshte zbuluar nga numerimi i votave te subjektit ne kutine 4706 qe i takon Shkolles se mesme Konispol.

Prokuroria e Sarandes tashme e ka para syve falsifikimin e votave dhe duhet te nise hetimet e menjehershme.