VIDEO/ Shteti në ‘gjumë’, banorët e fshatit Fterrë shtrojnë vetë rrugën

Emisioni investigative Fiks Fare ka publikuar mbrëmjen e së hënës një video nga ku shihet se si banorët e fshatit Fterrë shtrojnë vetë rrugën.

Ata prej kohësh i kishin kërkuar bashkisë dhe shtetit të merrnin masa dhe tu shtrronin rrugën, por zëri i tyre nuk është dëgjuar.

Kjo ka bërë që ata vetë të marrin masa duke u mbledhur e shtruar me beton rrugën.

“Shteti në ‘gjumë’ banorët e shtrojnë rrugën e fshatit vetë”, shkruan Fiks Fare që ka publikuar dhe videon e mëposhtme./Sarandanews.com/