Të premten “Foltorja” e Berishës në Sarandë
Sali Berisha pritet të vijë për takim me demokratët edhe në Sarandë. Lajmi është shpërndarë nga mbështetit e Berishës, të cilët njoftojnë se Foltorja në Sarandë do të zhvillohet të premten.
Berisha rikthehet në Sarandë pas më shumë se 8 vjetësh, ku herën e fundit ishte në fushatën elektorale të 2013, ku inauguroi edhe përfundimin e punimeve për zgjerimin e Portit të Sarandës.
Në Sarandë grupimi në mbështetje të Sali Berishës është mjaft aktiv dhe numri i firmëtarëve për thirrjen e Kuvendit është 100 nga 140 delegatët e Kuvendit.
Sipas demokratëve, ata i janë bashkuar nismës së BERISHËS edhe për faktin e mungesës së aksionit opozitar nga ana e PD përgjatë këtyre 8 viteve, duke bërë që ata të dyshojnë se drejtuesit e PD kanë patur marrëveshje të dyshimta bashkëpunimi me pushtetarët.