Sarandë, transportohet drejt Tiranës 60 vjeçari, u rrëzua nga pema
Sot në mesditë në spitalin e Sarandës, është transportuar shtetasi me iniciale J. K., 60 vjeç, pasi është rrezuar nga një pemë ulliri në afërsi të banesës së tij.
Mjekët e spitalit në Sarandë po i japin ndihmën mjekësore, ndërkohë duke parë gjendjen e tij është vendosur të dergohet në spitalin e Traumës.
Sipas mjekëve, 60-vjeçari ka dëmtime në qafë, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.