Sarandë, të enjten dëgjesa publike për buxhetin e paketën fiskale të vitit 2022 me banorët e lagjeve 1, 2, 3, 4

Në kuadër të hartimit të project-buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2022, Bashkia e Sarandës ka nisur dëgjesat publike me komunitetin në të gjitha njësitë administrative.

Përmes një njoftimi bashkia e Sarandës ka bërë me dije se ditën e enjte do zhvillohet degjesa e radhës publike me banorë të lagjeve 1 e 2, ndërsa në orën 12:00 me banorë të lagjeve 3 e 4, të qytetit.

NJOFTIMI

FTESË PËR DËGJESË PUBLIKE ME BANORË TË SARANDËS

Në vijim të këshillimeve me publikun, për projekt buxhetin 2022, dita e enjte, 11 nëntor 2021, është rezervuar për të dëgjuar propozime, sugjerime e mendime nga qytetarë e Sarandës.

Janë të lutur të gjithë qytetarët të përfshihen dhe të bëhen pjesë e këtij diskutimi në sallën pranë e Bashkisë Sarandë, duke respektuar edhe masat anti COVID-19.

Në orën 10:30 diskutimi do të jetë me banorë të lagjeve 1 e 2, ndërsa në orën 12:00 me banorë të lagjeve 3 e 4, të qytetit.

Jeni të mirëpritur!

BASHKIA SARANDË