Rinumërimi i votave në Sarandë, Anila Denaj “grabit” Niko Kurin
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar rinumurimin e votimeve të qarkut të Vlorës ku përfshihet edhe Saranda.
Nga përfundimi i rinumërimit shihet se deputetja Anila Denaj ka përfituar në mënyrë jo të drejtë plot 20 vota.
Ai që ka qenë një ndër më të penalizuar nga komisionerët nga ky rinumërim ka qenë deputeti tjetër i Partisë Socialise, mjeku Niko Kuri.
Kurit pas verifikimeve ka rezultuar se i janë hequr 14 vota.
Interesant është fakti se kryeministrit Rama që kandidonte në listën e Vlorës i janë shtuar pa të drejtë 16 vota. /Sarandanews.com/