Iu vodhën votat, “shpërthen” Jolio Dine: Komisioneret e PD-së duhet të ndiqen penalisht, janë një turp!

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e qarkut të Vlorës për zonën e Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konispolit Jolio Dine, ka reaguar pas rinumërimit të disa kutive nga ana e KQZ-së.

Nga rinumërimi doli që Dines i ishin mohuar pa të drejtë nga komisionerët e PD-së 7 vota.

Në një reagim në profilin e tij, Dine ka kërkuar nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që këta komisionerë të PD-së të ndiqen penalisht pasi kanë deformuar votën e qytetarëve.

“KQZ perzgjodhi rastesisht per te rinumeruar vetem 45 kuti nga 445 qe ka Qarku Vlore.

Rinumerimi nxorri diferenca here te medha e here te vogla ne kuti, por ajo qe ka rendesi eshte se votat e qytetareve u preken. Vullneti i votuesit, te pakten per forcen politike ku une kandidova, u deformua drejtperdrejte nga komisioneret e Partise Demokratike, te cilet sot nese KQZ nuk i con ne ndjekje penale, minimalisht duhet te ndihen te turperuar!

Ne rastin tim, edhe pse jane pak, ne 45 kuti ose ne 10 % te totalit, me ishin vjedhur 7 vota. Koncepti “vote” ndoshta eshte vertete pak, por per mua jane 7 qytetare te cilet zgjodhen te shkonin ne qendren e votimit per te votuar kandidaturen time. Jane 7 qytetare me shume qe sot u jam mirenjohes. Por aty brenda eshte edhe mundi, djersa e shpenzimi im per te takuar, biseduar e bindur keta 7 qytetare ne zona te ndryshme te Qarkut, per te votuar mua ne 25 prill.

Do doja qe KQZ te hapte me shume kuti ne zonen e Bashkive Sarande, Konispol, Delvine, Finiq dhe Himare (jane hapur vetem 18), per te pare realisht se shume me shume vota te “vjedhura” do te dilnin e per kete jam shume i sigurt.

Faleminderit edhe njehere tashme 2124 votuesve (zyrtare) te mi, e ndoshta shume e shume te tjereve, te cileve vullneti nuk u eshte lexuar!”, shkruan Jolio Dine.

Në mbyllë Dine nënvizon:

“Do ta mbyllja me aq statusin tim lidhur me votat e rinumeruara nga KQZ sot, por nuk rri dot pa informuar banoret e Bashkise Konispol, se komisioneret e Partise Demokratike kane arritur me sukses te vjedhin votat e qendres se votimit 4706 (Shkolla e Mesme Konispol).

Konkretisht numeruesit 2 vota i kane vjedhur nga une si kandidat dhe 8 vota ia kane vjedhur Partise Demokratike (vote vetem per subjektin), per te favorizuar nje kandidature tjeter te ciles i kane shtuar 10 vota.

Ky rinumerim me ben krenar, sepse tashme ne Bashkine Konispol, ne vendin e gjysherve te mi, rezultoj kandidati me i votuar me 451 vota ne total.

Disa komisionere me precedente penale e disa me vese te turpshme morale, ne 25 prill tentuan me force te me nxirrnin te dytin duke deformuar vullnetin e banoreve te ndershem te kesaj zone, por e verteta vonon por nuk harron!”, përfundon Jolio Dine. /Sarandanews.com/