Rama publikon pamjet nga pastrimi i Sarandës: Patriotizmi fillon nga mbrojtja e mjedisit  

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga aksioni i pastrimit në Sarandë.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan:

“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit

PATRIOTIZMI fillon nga mbrojtja e mjedisit të vendit tënd, në radhë të parë duke mos i hedhur plehrat rrugëve, parqeve, plazheve, po duke e konsideruar tokën e atdheut dysheme të shtëpisë që e ke trashëgim nga ata që e banuan para teje dhe duhet t’ia lesh të pastër atyre që do të vijnë pas teje…”, shprehet Rama. /Sarandanews.com/