Pamjet tronditëse të ekzekutimit të biznesmenit nga Delvina në Athinë (VIDEO +16)

Dalin pamjet e atentatit me pasojë vrasjen e biznesmenit shqiptar në Athinë, Marius Dhiamandi dhe plagosjen e kushëririt të tij, Juxhin Bajrami. Në pamje duket momenti kur Dhiamandit i afrohet një automjet te këmbët.

Nga xhami i pasëm një person i paidentifikuar qëllon me armë zjarri silenciator. Shqiptari bie në tokë dhe humb jetën në vend nga plumbat e marra. Viktima është djali i një ish-oficeri nga Delvina dhe është larguar nga vendlindja që në moshën 7-vjeçare.

Sipas policisë greke, Dhiamandi ishte arrestuar në 2013 për një vrasje që kishte ndodhur tre vite më herët, por kishte marrë pafajësi. Konkretisht ai u arrestua për vrasjen e një shqiptari në 14 shkurt të 2010.

Vrasja e 30-vjeçarit shqiptar asokohe ndodhi rrugën “Fokionos Negri” në Kipseli.