DETAJET/ Falas dhe pa detyrm, ja kush do të vaksinohen të parët në fund të muajit

Shqipëria do të marrë 10 750 doza të vaksinës kundër koronavirusit në gjatë javëve në vijim. Kryeministrit Rama ka njoftuar se vaksinimi do të nisë menjëherë gjatë javës së tretë të këtij muaji.

10 750 dozat e para do të përdorën kryesisht për vaksnimin e bluzave të bardha dhe mësuesve, ndërsa radha e vaksinimit pas ardhjes së dozave të tjera do të fillojë me policët si edhe të moshuarit mbi 75 vjeç.

Kryeministri shpjegoi se bërja e vaksinës do të jetë falas dhe jo e detyrueshme për qytetarët.

“Vaksina do të jetë falas por jo e detyrueshme. Pavarësisht kësaj ajo është e këshillueshme për të gjithë. Vaksinimi do të nisë me bluzat e bardha, mësuesit, efektivët e policisë në terren dhe moshat madhore mbi 75 vjeç.

Jam tejet i lehtësuar sot pas këtij dakordësimi të marrëveshjes për vaksinën.

Jam i lumtur që munda t’iua jap sot këtë lajm të gëzueshëm”, tha kryeministri Rama.