Matilda Qurku “mbush sytë me lot”, pas vlerësimeve nga Sali Berisha  

Sali Berisha në betejën e tij kundër SHBA-së vijon takimet me Foltoren e tij për të marrë peng Partinë Demokratike.

Sot ai ka zhvilluar në një hotel luksoz në Tiranë, Foltoren me disa prej grave demokrate.

E pranishme në këtë takim ishte dhe ish sekretarja e degës së PD-së Matilda Qurku.

Kjo e fundit u përmend gjatë fjalës së tij nga Sali Berisha si një njeri që kryer akt heroik që ka mbledhur firmat e delegatëve të Sarandës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtarë të Partisë Demokratike me 11 dhjetor.

Berisha tha se pas këtij veprimi të madh të kryer nga Matilda Qurku, peng kryetari Lulzim Basha vendosi që ta shkarkojë nga ky pozicion.

Këto fjalë të Berishës, bëri që Qurku të emocionohet aq sa për pak “mbushi sytë me lot”.

Vlen të theksohet se Matilda Qurku ka qenë zyrtarja e parë e PD-së që pas humbjes së zgjedhjeve më 25 prill doli në krah të kreut aktual të PD-së Lulzim Bashës.

Gjithashtu, ka qenë po ajo vetë që në muajin maj kishte paraqitur dorëheqjen nga pozicioni që mbante. /Sarandanews.com/