Lëvizje në Komisariatin e Policisë së Sarandës
Gjatë javës së fundit janë ndryshuar disa shefa sektorësh në Komisariatin e Sarandës. Viktor Gogaj nga Zv.Shef i Komisariatit Sarandë ka shkuar Shef Komisariati në Himarë.
Haki Koshi ka shkuar Shef i Postës së Policisë Livadhja e në vend të tij si Zv/Shef Qarkullimi në Sarandë është emëruar Ermal Kodhima.
Edilion Kolagji është emëruar Komandant i Repartit “Shqiponja” ndërsa lëvizje ka pasur edhe në sektorin e krimeve ku janë transferuar disa oficerë.
Gjatë ditës së sotme në Komisariatin e Sarandës ka qenë edhe Drejtori i Qarkut Vlorë, Gentian Berberi për të zhvilluar analizën e punës me efektivët e këtij Komisariati.