Spiro Vaso: Basha neglizhent, Foltoren në Sarandë s’e ndal askush

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD e Sarandës, Spiro Vaso, në një intervistë foli për debatet që ai dhe persona të tjerë në Partinë Demokratike kane pasur me Ina Zhupen.

Vaso thekson se Basha është treguar neglizhent në lidhje me çfarë po bën me PD-së, duke shtuar se Foltoren e Berishës nuk e ndal dot askush.

“Basha merr vendime absurde, Foltoren nuk e ndalon dot askush. Ne kemi qenë në protesta dhe jemi arrestuar. Pazaret që flitet se po bëhen mund të jenë të vërteta. Pranë qytetarëve këtu në Sarandë jemi ne që jemi në terren. Mendimi ndryshe nuk do të thotë se jemi kundër partisë ku aderon.

Kështu është edhe Foltorja, mendim ndryshe, ajo ngjalli shpresë dhe vendosa që të firmos formularin dhe t’i bashkohem thirrjes, ishte lëvizje që duhet të ndodhte para 2017, në momentin që humbëm zgjedhjet në atë kohë. Foltorja është pak me vonesë, por më mirë vonë sesa kurrë. Basha u hokmor edhe ndaj Belind Këlliçit, vetëm pse do të merrte pjesë tek Foltorja e Sali Berishës”, u shpreh Vaso.