Finiq, ndërhyrje në rrugët e brendshme të fshatit Aliko dhe në aksin rrugor Cerkovicë -Leshnicë

Në vazhdim janë punimet e sektorit të rrugëve të Bashkisë Finiq në fshatin Aliko, të cilat kanë nisur gjatë periudhës së mëparshme.

Punimet realizohen nga burimet e veta të Bashkisë. Ndërhyrjet kanë qënë shumë të nevojshme për komunitetin lokal, në zona problematike dhe të paaksesueshme.

“Qëllimi i autoritetit bashkiak është krijimi i kushteve sa mëtë mira për zhvillim të qëndrueshëm, të lidhura pazgjidhshmërisht me historinë e zonës. Në kuadrin e një qasjeje tjetër, ne përpiqemi të ndikojmë pozitivisht në jetën e përditshme të banorëve tanë, me hapa të qëndrueshëm, duke kërkuar rezultatin dhe ndikimin më të mirë të mundshëm …”, theksoi në një deklaratë zoti Kiço.

Ndërhyrje restauruese në aksin rrugor Cerkovicë -Leshnicë

Shërbimi Teknik ka kryer së fundmi punime zgjerimi dhe restaurimi në aksin rrugor Cerkovicë -Leshnicë, në vende ku aksesi ishte veçanërisht i vështirë. Në kuadër të përmirësimit të rrjeteve rrugore u kryen ndërhyrje të synuara me rëndësi jetike, të cilat shërbejnë si levë zhvillimi për komunitetin lokal, duke përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve.

“Qëllimi i bashkisë së Finiqit është që t’i japë shtysë ecurisë së strategjisë së saj zhvillimore, duke ndryshuar situatën në këtë drejtim gradualisht. Një synim që është shumë i lartë në axhendën tonë, që do ta kthej zonën në atraksion turistik, duke respektuar gjithmonë pasurinë natyrore të zonës…”, theksoi zoti Kiço.