Finiq, Kristo Kiço ia merr valles pas festës së… rakisë

Në festën e 2-të të Rakisë mori pjesë dje kryetari i bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, organizuar nga Shoqata Kulturore “Shën Kozmai” e Livadhjasë.
Festa vjen për të nxjerrë në pah traditën që zona ka prej vitesh në prodhimin e rakisë dhe tenton të kthehet në një traditë , duke transmetuar metodologjinë e distilimit nga ekspertë të llojit të tij. Banorë të zonës u mblodhën për të ringjallur traditën e distilimit, për të treguar mënyrën tradicionale (kazanët) dhe sigurisht për të shijuar produktin.
Më pas, duke u favorizuar edhe nga moti i mirë dhe muzika live, grupet kulturore të Shoqatave të “Finiqit” dhe “Shën Kozmait” prezantuan edhe një program me këngë e valle tradicionale .
Pasi falënderoi organizatorët, zoti Kiço u shpreh se “Pavarësisht pengesave të pandemisë së kovidit dhe masave mbrojtëse, nisma të tilla na afrojnë më shumë me traditat tona, promovojnë kulturën dhe nxjerrin në pah identitetin e krahinës sonë…”, u shpreh Kiço i cili nuk i rezistoi dot dhe marrjes se nje valleje.