Finiq, investimet dhe taksat, dëgjesa publike e rradhës në Livadhja

Në në qëndrën administrative Livadhja, të premten janë mbajtur takime të planifikuara nga zyrtarë të bashkisë për çështjet e punëve publike, taksat dhe investimet, me kryetarët e fshatrave dhe banorët, me qëllim që të gjithë të informohen për çështjet e buxhetit dhe përgjegjësisë së tyre.
Qëllimi i këtyre takimeve është zgjidhja e çështjeve që preokupojnë banorët me raporte të qarta, për planifikimin e veprimeve dhe nismave për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, në kuadër të zhvillimit strategjik të Bashkisë sonë dhe përgatitjes së buxhetit të vitit 2022.
“Takimet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Bashkisë sonë, në mënyrë që qytetarët të shprehin shqetësimet dhe të paraqesin propozimet e tyre.
Autoriteti bashkiak, me vizion, këmbëngulje dhe të prirur nga zhvillimi i duhur i balancuar, kërkon ndikimin pozitiv në përditshmërinë e çdo qytetari”, tha në një deklaratë kryetari i Bashkisë së Finiqit, z.Kiço.