Eri Sulo në merr pjesë në simpoziumin arkeologjik në Turqi  

Drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Eri Sulo ka marrë pjesë në në simpoziumin arkeologjik të organizuar në Edremit (Turqi)  nga projekti për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar i Këshillit të Europës, i cili ka çertifikuar si itenerar kulturor “Rrugëtimin e Eneas së Trojës”.

Sulo ka mbajtur një fjalim, ndërkohë që thekson se janë duke parë mundësinë që simpoziumin e rradhës në nivel ndërkombëtar ta zhvillojnë në Butrint.

“I nderuar të isha i ftuar nderi në simpoziumin arkeologjik të organizuar në Edremit (Turqi)  nga projekti për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar i Këshillit të Europës, i cili ka çertifikuar si itenerar kulturor “Rrugëtimin e Eneas së Trojës”.

Qyteti Antik i Butrintit, i cili ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Butrint, sipas legjendës është ndërtuar nga trojanët. Enea u ndal edhe në Butrint, ku takoi një tjetër trojan, Helenin dhe Andromakën, nga ku më pas vijoi rrugëtimin e tij drejt tokës së premtuar.

Pas rënies së Trojës Enea rrugëtoi në kërkim të një toke të re, ku ai të rindërtonte Trojën.

Jemi duke parë mundësinë që simpoziumin e rradhës në nivel ndërkombëtar ta zhvillojmë në Butrint.

Gjej rastin të falenderoj Ministrinë e Kulturës për mbështetjen dhe vëmendjen e pakursyer që shfaq për Parkun Kombëtar të Butrintit”, shkruan Eri Sulo. /Sarandanews.com/