Si shpërndahen ndihmat për familjet në nevojë, shihni çfarë ndodh në Bashkinë Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër ka disa ditë që shpërndan ndihma ushqimore dhe ilaçe sipas rasteve për familjet në nevojë dhe pensionistët që jetojnë vetëm.

Vazhdimisht kryebashkiaku Flamur Golemi ka postuar pamje nga puna në terren e grupeve të patronazhit në qytet dhe fshat.

Sot ai ka ndarë me ndjekësit e tij një video tjetër, që nis me diskutimin me punonjësit e shërbimit social në bashki dhe vijon më pas në terren në disa raste konkrete, se si ndihmohen të moshuarit që jetojnë vetëm, për marrjen e pensionit, ushqimeve apo ilaçeve.

Shihni pamjet.