FOTO/ Përplasje me Luan Ramën? Flamur Çelaj i LSI Vlorë braktis fushatën

Duket se situata në LSI-në e Vlorës është mjaft e tensionuar, ku sipas sondazheve kjo forcë politike në zgjedhjet e 25 prillit nuk do të mund të sigurojë dot një mandat deputeti.

Madje gjatë kësaj periudhe fushate, shumë votues të LSI-së në Vlorë i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Gjitashtu, ish deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami në këtë fushatë ka dal përkrah Damian Gjiknurit, ndërkohë një tjetër largim duket se është dhe ai i Flamur Çelajt.

Ky i fundit prej disa ditësh nuk është parë më në fushatë krah Luan Ramës, me të cilin raportohet se ka përplase dhe pakënaqësi.

Sarandanews.com ka siguruar dhe një foto të Flamur Çelajt sot në ish- bllok Tiranë, duke injoruar fushatën e LSI-së në Vlorë. /Sarandanews.com/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *