Balluku: Jemi duke zhvilluar procedurat për aeroportin e Sarandës

Në ditën e Pavarësisë ka nisur në Vlorë, ceremonia e fillimit të punimeve të Aeropotit të Vlorës. Fjalën hyrëse e mbajti ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo është shprehur se parashikohet që në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës të punësohen 1000 persona, ndërsa theksoi se synimi i kontratës është të përfudojë në prill të vitit 2024.

Është gëzim i madh që 109 vjetori përkon me një vit të shënuar për Vlorën dhe për Shqipërinë. Aeroporti i Vlorës ka qenë dhe plani kryesor i fokusit të qeverisë, ky është projekt i të gjithë trevave shqiptare dhe na bën krenarë sot më shumë se kurrë. Unë kam folur me skuadrat e mia më kanë thënë se s’kemi qenë kurrë në një kantier kaq të madh. Edhe kjo balta e ka zhurmën e bukur, dhe nuk na prish punë pse jemi bërë me baltë. Ky është një aeroport militar i ndërtuar në 1900 dhe ne na është dashur që të plotësojmë kushtet për mbrojtën e mjedisit. Aeroporti  i Vlorës do të jetë aeroporti më i madh ndërkombëtar në vendin tonë, me pistë të kategorisë 4 E dhe gjatësi 3200 metra që synon që të hapë 1000 vende pune. Synimi jonë sipas kontratës është të dorëzohet në prill 2024 dhe të bëhet operacional 2025”, ka thënë ajo.

 

 

Balluku po ashtu theksoi se tashmë Shqipëria është duke zhvilluar procedurat për ndërtimin e aeroportit të katërt atë turistik të Sarandës.

Jemi duke zhvilluar procedurat për aeroportin e katër, atë turistik të Sarandës”, tha Balluku.