FOTO/ Sarandë, Adrian Gurma uron ditën e Pavarsisë  

Bashkia e Sarandës organizoi disa aktivitete ditën e sotme me rastin e 28 nëntorit.

Rreth orës 09:30 në shëtitoren e re u krye një manifestim nga ana e fëmijëve të kopshteve në “Rrugën e Flamurit”.

Më pas në orën 10:00 me praninë e shumë qytetarëve e zyrtarëve të bashkisë u krye ngritja simbolike e flamurit dhe u vendosën disa buqeta lulesh pranë vendit ku u ngrit flamuri në vitin 1912.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma shkroi një mesazh urimi:

“Dita e Flamurit. Gëzuar 109 vjetorin e Pavarësisë!”, shkruan Gurma.

Kujtojmë që bashkia e Sarandës që prej 27 nëntorit e deri më 30 ka organizuar shumë aktivitete të ndryshme.

Këto do vijojnë dhe nesër ku do kryhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Sarandë, do përurohet busti i tre heronjve dhe në 11:00 do zhvillohen homazhe te lapidari “5 Dëshmorët” në Ksamil. /Sarandanews.com/