Akuzohet se trafikonte kokainë, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

Policia në Sarandë ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili akuzohet se trafikonte kokainë.

Pas informacioneve që uniformat blu kishin për të riun, kanë vendosur që ta ndalojnë sot dhe të ushtrojnë një kontroll duke i gjetur një sasi kokaine.

Tashmë kundër të riut është ngritur akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe hetimet tashmë do të vijojnë nga prokuroria.