Vesel Koçiu tradhton Berishën: Refuzoj kultin e individit dhe idealizmin e sëmurë
Kreu i degës së PD Sarandë, Vesel Koçiu, ka publikuar në profilin e tij një aforizmë që shkon përshtat me gjëndjen që po kalon Partia Demokratike pas përplasjes Basha-Berisha.
Koçiu i cili ka qenë një përkrahës i Berishës, tashmë ka dal kundër foltores së tij.
Ai nuk është parë në asnjë takim që Berisha zhvilloi në jug të vendit, duke u pozicionuar krah kreut akutal Lulzim Bashës.
Në mesazhin e tij në rrjetet sociale Koçiu shkruan:
“Nuk ndikohem, nuk jam shtojcë e askujt!
Jam vetvetja i kthjellêt në gjykim ,i qartë dhe i vendosur. Refuzoj, kultin e individit dhe idealizmin e sëmurë! Unë besoj se të bashkuar do tja dalim”, shkruan Koçiu në mesazhin e tij. /Sarandanews.com/