U kap në Sarandë duke trafikuar drogë drejt Greqisë, kush është 35- vjeçari me precedent të mëparshëm penal

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme 4 shtetas, pjesë të një grupi kriminal të trafikimit ndërkombëtar të drogës. Dritan Delishi, 35 vjeç, Litavit Laçi, 23 vjeç, Ylli Daci, 29 vjeç dhe Flori Bardhi, 37 vjeç u kapën nga uniformat blu duke transportuar 9 kilogramë kanabis drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër.

35-vjeçari Delishi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal, pasi ai rezulton se është dënuar në vitin 2016 për “Kalim të paligjshëm të kufirit”.

Delishi ka qenë i arrestuar edhe në 2013-ën nga policia e Sarandës, bashkë me 7 persona të tjerë të dyshuar se kishin trafikuar një sasi droge prej 160 kg kanabis drejt Greqisë, por që nuk ju provuan akuzat.

“Arrestimi i shtetsve Shkëlqim Ramadan Cani, 30 vjeç, lindur në Librazhd, dhe me banim të përkohshëm në Sarandë; Erjon Festim Topi, vjec 31, lindur në Durrës, dhe me banim të përkohshëm në Sarandë; Dritan Isuf Delishi, vjec 26, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë; Elton Xhemal Troci, vjec 26, lindur Fushëkrujë dhe me banim të përkohshëm në Sarandë; Nertil Ruzhdi Allkja, vjec 25, lindur në Elbasan dhe banues në Shalës Cërrik; Fatimir Fari Dollomaja, vjec 24, banues në Korcë; Klevis Lezan Kolaveri, vjec 24, lindur dhe banues në Macuk Burrel; Fatos Bedri Mino, vjec 44, lindur në Përmet dhe banues në Sarandë, u krye pasi nga informacionet e marra nga Shërbimet e Policisë Kufitare se një sasi lënde narkotike do të trafikohej nga territori Shqiptar në drejtim të territorit Grek”- thuhej në njoftimin e policisë në vitin 2013.