Tragjike: Covid nuk e fal 27 vjeçaren nga Saranda, humb jetën nga virusi
Ministria e Shëndetësisë njofton se 7 persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërkohë që rastet e reja me Covid-19 janë 629, nga 4249 testime të kryera.
Por shume shqetësues është fakti se koronavirusi vijon t’u marrë jetën edhe të rinjve.
Kjo pasi mes 7 viktimave të raportuara sot, është edhe një vajzë vetëm 27 vjeçe. “Sa i përket rasteve fatale, nuk mundën që t’i shpëtojnë sëmundjes 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe”, njoftoi ministria.
Autoritetet kanë bërë vazhdimisht thirrje për vaksinim, ndërsa të dhënat në masë flasin, se vaksinimi shmang vdekjen nga covid në rast infektimi.