Delvinë, miratohet projekti për restaurimin në Kishën e Manastirit të Shën Triadhës, në Kardhikaq

Një tjetër monument kulture i kategorisë I i shpëton rrënimit, duke theksuar angazhimin Ministrisë së Kulturës në mbrojtjen, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konsoliduese – restauruese në Kishën e Manastirit të Shën Triadhës, në Kardhikaq, Delvinë.

Projekti parashikon ndërhyrje në strukturën e objektit, veçanërisht në çati.

Nevojitet ndërtimi i një sistemi drenazhimi për ujërat e shiut, për të vijuar më tej me ndërhyrjen emergjente në pikturën murale, që sipas mbishkrimit që gjendet në portën perëndimore të kishës, mendohet të jenë realizuar në vitin 1827.