Tik Lapaj: Ky Rama s’po më lejon të krijoj një sistem normal për popullin
I ftuari në emisionin “Arnautistan” te gazetari Mustafa Nano, gjithologu Adriatik Lapaj, foli për ndryshimet në demokratizimin e sistemit elektoral në vend.
Sipas tij, “fajtori” që nuk ka lejuar krijimin e një sistemi normal, është vet kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë pengesë në këtë aspëkt.
“Besoj fort te sistemi. Problemi me Ramën, është se ai nuk po lejon të krijohet një sistem normal, ku të ketë meritokraci dhe garë.
Mendoj se Rama ka qenë një pengesë e madhe, në demokratizimin e sistemit elektoral. Ky është një problem që më të mirët të thirren në politikë”, u shpreh Tik Lapaj.