KOKSH vlerëson festivalin mbarëkombëtar të shahut të mbajtur në Sarandë  

Festivali Mbarëkombëtar i Shahut, që u zhvillua për herë të parë më 2-10 tetor 2021, ishte një javë e rrallë sportive, që e ktheu Sarandën në kryeqendër të takimit të shahistëve më të shquar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Për ekipet pjesëmarrëse, mes të cilëve dy nga Saranda, dhe për më të mirët u dhanë çmime dhe kupa.

Përveç takimeve në tre nivele, që u zhvilluan në ditët e Festivalit dhe përtej nderimit të fituesve, ky event krijoi vlera dhe mundësi për cilësi të re sportive me seminaret trajnuese që u organizuan për mësimdhënien e shahut në shkollat e Sarandës, si dhe me trajnimet e arbitrave lokalë.

Ky aktivitet u financua pjesërisht nga KOKSH.