SPAK zbarkon në Prokurorinë e Gjirokastrës, sekuestron 6 dosje hetimore
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në Prokurorinë e Gjirokastrës ku mësohet se kanë bërë sekuestrimin e disa dosjeve.
BKH me urdhër të SPAK për një hetim të regjistruar, ka sekuestruar dosje në Prokurorinë e këtij qyteti.
Për shkak të hetimit nuk bëhen me dije detaje të tjera se për çfarë dosjesh bëhet fjalë.