Kategoria e Dytë/ Butrinti udhëton në transfertë kundër Memaliajt

Ditën e nesërme do të zhvillohet sfida e Kategorisë së Dytë mes Memaliajt dhe Butrintit.

Dy ekipe që renditen njëra pas tjetrës në tabelën e klasifikimit, do të kërkojnë që nga ky 90 minutësh të dalin me pikët e plota.

Ky duel do të zhvillohet në orën 17:30 në stadiumin e qytetit të Memaliajt.

Butrinti renditet në vendin e katërt me 42-pikë, ndërsa Memaliaj në vendin e pestë me 32 pikë të grumbulluara./Sarandanews.com/