Soreca takohet me kryebashkiakët e jugut: Mbështetje për bashkitë në procesin e pranimit në BE  

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luixhi Soreka, ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e jugut për të prezantuar projektet e reja të financuara nga BE që mbështesin bashkitë shqiptare në procesin e pranimit në BE.

Të pranishëm në takim ishin dhe kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ai i Finiqt Kristo Kiço dhe kryetarja bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi.

“Në Gjirokastër sot me kryebashkiakët, shoqërinë civile dhe mediat për të prezantuar projektet e reja të financuara nga BE  që mbështesin bashkitë shqiptare në procesin e pranimit në BE.

BE po mbështet fuqishëm Shqipërinë drejt përmirësimit të shërbimeve publike, decentralizimit dhe zhvillimit ekonomik në nivel lokal – ku integrimi në BE ndodh çdo ditë.

“Kënaqësi të ritakohesha sot në Gjirokastër me kaq shumë kryetarë bashkish. Sjellja e qeverisjes vendore dhe qytetarëve shqiptarë më pranë BE-së është thelbi i ndihmës që BE-ja i jep Shqipërisë. Shkëmbim shumë i frytshëm mbi rolin e qeverisjes vendore në procesin e integrimit në BE.

Pata gjithashtu kënaqësinë të informoja kryetarët e bashkive se si BE po rrit mbështetjen e saj drejt infrastrukturës dhe shërbimeve publike vendore, zhvillimit ekonomik lokal, inovacionit, krijimit të vendeve të punës, mbrojtjes së mjedisit dhe fuqizimit të të rinjve në Shqipëri,” u shpreh ambasadori i BE-së Luigi Soreca.