Sarandë, konsult me publikun për zhvillimin Urban dhe Turizmin  

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë në kuadër të “Programit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, me financim nga Banka Boterore, organizojnë Diskutimin me Publikun për “Projekte të Detajuara për Përmirësimin Urban të Integruar dhe Portën Turistike Sarandë”.

Në këtë kuadër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit mirëpret grupet e interesit ditën e Martë, më datë 19 Tetor, 2021 ora 14:00, pranë Bashkisë Sarandë.

Takimi do të përqëndrohet në prezantimin nga konsulenca/projektuesi dhe specialistë të FSHZH-së të: “Projekt ide paraprake, udhezime dhe llogaritjet paraprake per projektet e zgjedhura per investim”.

Takimi do të realizohet në respektim të masave anti-COVID-19.