Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol, KQZ vendos hapjen e 10 kutive të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin sa i përket rinumërimit të votave në rang vendi për të hetuar parregullsitë në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Në total do të rinumërohen 10% të kutive të votimit në disa bashki të vendit, ku ndër to do të jënë disa kuti dhe në bashkitë e Sarandës, Konispolit, Finiqit dhe Delvonës.
“Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin e përzgjedhjes së 10% të Qendrave të Votimit të Zgjedhjeve të 25 Prillit, që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor.
Këqyrja paszgjedhore e fletëve të votimit & materialeve zgjedhore për këto QV do të fillojë në KQZ, ditën e Premte, ora 12:00″, shkruhet në faqen zyrtare të KQZ në rrjetin social, ku informojnë publikun për bashkitë ku pritet të ndodhë ky proces duke specifikuar ditën dhe orën.