Plas sherri në Ksamil, plagoset në lokal i riu nga Gjirokastra

Ditën e sotme, rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil është goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasi K. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.