Sarandë, bie në pranga 48- vjeçari, vidhte lokale në lagjen nr.2  

Policia e Sarandës ka arrestuar një 48- vjeçar pasi ka vjedhur një lokal në lagjen nr. 2

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim F. T., 48 vjeç, pasi dyshohet se në datën 11.10.2021, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A. Xh, duke i marrë disa produkte, në lagjen nr.2, Sarandë”, njofton policia. /Sarandanews.com/