Qytetarët e Sarandës masakrojnë Sheme Lulon: Drejtori më i paafte që ka drejtuar ujësjellësin

Deklarata e drejtorit të Ujësjellësit të Sarandës, Sheme Lulo, që janë rikthyer dhe njëherë në mediat sociale, ka ringjallur të njëjtim irritim tek qytetarët.

Dhe pse shumica mendojnë që ai ishte i shkarkuar nga posti i drejtorit të ujësjllësit pas deklaratës skandaloze ku shprehej se i kishte lënë banorët e Sarandës tre ditë pa ujë duke bërë një eksperimet dhe askush nuk i binte telefonit, Lulo vijon të mbajë të njëtin post.

Sarandanews.com ripublikojë videon e deklaratës së tij që po shërben në opinionin publik si një shembull se pse nuk duhet të heshtim përballë padrejtësive që po ndodhin javët e fundit, ku janë paralajmëruar rritje marramendëse të ccmimeve.

Shumë qytetarë për Sarandanews.com kanë shprehur opinionin e tyre për Sheme Lulon, për të cilin hedhin akuza të rënda dhe nuk kanë asnjë respekt ndaj punës së tij.

Më poshtë po përcjellim opinionet e shumë qytetarëve sarandiot për Sheme Lulon, që vetëm në një vend si Shqipëria pas asaj deklarate të turpshme mund të vijojë të jetë drejtor ujësjellësi.

“Sheme Lula, mbreti sharlatan dhe lubia e ujsjellsit Sarande. Po fajin se ka ky idiot per deklaratat e tij , se ky ne behar mbyll ujin qe tu shese me bote uje qytetit, fajin e ka prekuroria qe nuk heton ketu , po dhe ata marrin leke nga hajdutat si Shemja dhe volepsen te gjith.Se mos vjedh vetem Sheme hajduti ketu te gjith vjedhin se e dine qe prekuroria lek do , kontrollet e tiranes lek marrin dhe faturen e paguajme ne populli dele”“Mire e ka, deri ne 3 dite rrine pa uje sarandiotet se jane si gamile. Pastaj po kaluan 3 dite cohen ne proteste dhe te hane m…”

“Drejtori me i paafte qe ka drejtuar ujsjellesin ndonjehere ka mbledhe ne administrat njerez te paafte”

“Eshte turpi me i madh qe mund te ndodhe,,, po kta njerez jemi,, nuk reagojme,,,,,”

“Cudi si nuk e paskan shkarkuar ende kete debilin”, janë disa nga qindra opinionet e qytetarëve të Sarandës.

/Sarandanews.com/