Policia e Sarandës arreston një 19- vjeçar, i gjendën kanabis në xhep

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë një shtetas 19 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.