Plagosja mister brenda hotelit në Ksamil: I riu shqiptar dhe ai nga Sri Lanka kërkojnë lirinë
Plagosja me pistolete e 27-vjecarit Tauland Beqiri ne 13 gusht ne Ksamil, mban prej asaj dite ne qeli 28-vjecarin Edison Vyzaj dhe 24-vjecarin nga Sri Lanka, Makawitage Kalpa Chethiya Eishvajith Perera Ejiewrdana.
Ne “arrest shtepie” pas dalje nga spitali ndodhet edhe vete i plagosuri Beqiri.
Nderkohe te premten me 29 tetor, ne Gjykaten e Sarandes eshte rregjistruar kerkesa e Vyzajt dhe Pereras, te cilet kerkojne “zevendesimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” me nje tjeter mase me te lehte”.
Shorti per shqyrtimin e kesaj kerkese i ka rene Gjyqtarit Fatmir Ndreu, i cili duhet ta shqyrtoje brenda pak ditesh nga rregjistrimi i kerkeses.
Sipas policise “arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makawitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes”.
Sipas dosjes hetimore, Edison Vyzaj tregon se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Autori i plagosjes, Edison Vyzaj ka treguar përpara hetuesve të gjithë kronologjinë e ngjarjes se si ai ka dashur t’i heqë pistoletën nga dora Tauland Beqirajt dhe gjatë tentativës, arma është shkrepur padashje.